Mesfushori francez Bles Matuidi ka vendosur të tërhiqet nga futbolli. Këtë e ka bërë të ditur 35-vjeçari përmes rrjeteve të tij sociale.
“Të kam dashur shumë, futboll. Më ke dhënë shumë, por ka ardhur koha të ndalem. Kam përmbushur ëndrrat e mia të fëmijërisë, ëndrrat e mia si burrë”, thuhet në postimin e lojtarit.
Mesfushori, kampion bote për Francën në vitin 2018, luante me Inter Miami, një klub të cilit iu bashkua në verën e vitit 2020. Ai njihet për paraqitjet e tij për Juventusin e Torinos dhe PSG-në. /Demokracia.com
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.