Një tjetër lajm i keq për tifozët gjilanas të cilët derbin më të madh në futbollin shqiptar Gjilani – Drita, duhet ta shikojnë nga televizioni, shkruan Demokracia.com.
Lajmi që ndeshja Gjilani – Drita do të luhet pa tifozë e ka dhënë vet skuadra e Gjilanit e cila deri të ky vendim erdhi për shkak të kushteve jo të mira në stadium.
Demokraia.com ka raportuar dje ekskluzivisht që kjo ndeshje luhet pa tifozë: Zyrtare: Derbi Gjilani – Drita luhet pa tifozë
Njoftimi i plotë i SC Gjilanit:
𝗡𝗝𝗢𝗙𝗧𝗜𝗠 𝗣Ë𝗥 𝗡𝗗𝗘𝗦𝗛𝗝𝗘𝗡 𝗞𝗔𝗠𝗣𝗜𝗢𝗡𝗔𝗟𝗘 𝗡𝗗𝗔𝗝 𝗙𝗖 𝗗𝗥𝗜𝗧𝗔!
Sport Club Gjilani njofton se dueli i xhiros së XV-të në “Albi Mall” Superligë ndaj FC Drita do të zhvillohet të enjten më 11 Nëntor në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.
Për shkak të kushteve jo të favorshme dhe mungesës së tribunave, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetë i ndaluar për shikues.
Mediat do të vendosen në pjesën Qendrore të stadiumit, aty ku do të qëndrojnë edhe zyrtarët e klubeve.
Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapsirave të stadiumit për shkak të sigurisë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.