Erdin Hashani nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Vjosës së Shtimës, raporton Demokracia.com.
Klubi që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës ka njoftuar se kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme me Hashanin.
“Bardhekaltrit” e kanë falënderuar Hashanin për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar suksese në karrierë.
NJOFTIMI I PLOTË:
NDËRPRITET BASHKËPUNIMI ME TRAJNERIN ERDIN HASHANI!
VJOSA njofton opinionin futbolldashës që ndërpret bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Erdin Hashani.
Bashkëpunimi me trajnerin Hashani ndërprehet, pasi që klubi ka konsideruar që kjo ndërprerje e bashkpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.
Me këtë rast, KF. VJOSA falenderon trajnerin Erdin Hashani për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë. Ai së bashku me stafin e tij arriti të inkuadroj klubin tonë në Ligën e Parë andaj klubi e falenderon për punën e bërë dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në karrierën e tij.
Ditëve në vazhdim klubi do të vendos për trajnerin e ri të cilit do t’i besohet drejtimi i skuadrës./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.