Zyra e Presidentes së Kosovës do të blejë pajisje për transmetime ‘live’

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka hapur një tender që synon të furnizohet me pajisje për transmetime ‘live’ si dhe për nevojat e administratës të këtij institucioni.

Tenderi është shpallur sot. Ai peshon 33 mijë e 500 euro, raporton Paparaci.

Sipas faqes elektronike të prokurimit publik ‘e-prokurimi’, bëhet e ditur gjithashtu se ky tender është i ndarë në dy lote.

Pra sipas lotit të dytë, ZPRK-ja pritet të pajiset edhe me pajisje të teknologjisë informative.

“LOT 1 Furnizim me paisje per Live stream për nevojat e administrates së ZPRK-ës – RITENDER LOT 2 Furnizim me paisje të TI-së, për nevojat e administrates së ZPRK-ës -RITENDER”, është emërtimi i këtij tenderi të hapur nga Presidenca.

Aty thuhet se zyra që drejtohet nga presidentja Vjosa Osmani përveç pajisjeve të TI-së, do ta blejë edhe një dron.

Megjithatë, shuma e këtij droni nuk është veçuar se sa do të jetë. Procedura e këtij tenderi të jetë e hapur.

Përveç kësaj, Presidenca e Kosovës do të bëhet edhe me një kamerë 4k si dhe me dy hard disqe.

Afati i kompanive për t’i dorëzuar kërkesat e tyre në këtë tender figuron të jetë data 27 tetor.

Ky tender do t’i jepet kompanisë që ofron çmimin më të ulët për kryerjen e shërbimeve të kërkuara nga Presidenca e Kosovës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-