Zhvillohen në Bruksel takimet e kryenegociatorëve Kosovë-Serbi në kuadër të dialogut

Zëvendëskryeminitri Bislimi, pas takimit, për media e ka konsideruar raund të dështuar takimin me Petkoviq dhe ndërmjetësimin e BE-së si dhe pa rezultate në ecjen përpara të normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeminitri Bislimi, pas takimit, për media e ka konsideruar raund të dështuar takimin me Petkoviq dhe ndërmjetësimin e BE-së si dhe pa rezultate në ecjen përpara të normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

Opoja.net Opoja.net Kosova

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, të zhvilluar në Bruksel, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Kryeminstrit të Kosovoës, fillimisht, Bislimi mbajti një takim bilateral me Përfaqësuesin Special të BE-së, emisarin Miroslav Lajçak, ndërsa më pas u mbajt dhe një takim trilateral, ku ishte edhe kryenegociatori serb Petar Petkoviq.

Zëvendëskryeminitri Bislimi, pas takimit, për media e ka konsideruar raund të dështuar takimin me Petkoviq dhe ndërmjetësimin e BE-së si dhe pa rezultate në ecjen përpara të normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

Në takimin bilateral u trajtuan një mori temash, gjersa në takimin trilateral, temë e diskutimit ishte e paraparë sipas agjendës rruga përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit.

“Në takimin bilateral me emisarin Lajçak si dhe në atë trilateral, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit, e atë në tërësi dhe pa vonesa të mëtejme, përmes një plani të sekuencimit të drejtë dhe të barabartë mes palëve”, thuhet në njoftim.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Bislimi ka nënvizuar edhe nevojën për nënshkrimin e marrëveshjeve, si garanci për zbatim të saj, marrë parasysh refuzimin e vazhdueshëm të marrëveshjes nga Serbia dhe vijat e saj të kuqe që shkelin frymën dhe nenet e marrëveshjes, nevojën për tërheqjen e letrës së deponuar nga Serbia përmes ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimin e kryekriminelit dhe terroristit Millan Radoiçiq nga ana e Serbisë, si kryesi i aktit terrorist të Banjskës.

Sipas njoftimit, një nga temat e trajtuara në takimin bilateral me emisarin Lajçak, ka qenë dhe çështja e personave të pagjetur, ku pala kosovare konsideroi se Serbia vijon ta bllokojë zbatimin e deklaratës së përbashkët.

Gjithashtu u diskutua edhe për marrëveshjet mbi lirinë e lëvizjes, energjinë dhe vizitat zyrtare, derisa, emisari Lajçak vlerësoi hapjen e qendrës për inspektime teknike në veri.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-