Edon Zhegrova ka shënuar supergol për të hapur rrugën për fitoren e madhe të Lillet ndaj Atletico Madridit.
Të mërkurën mbrëma në “Metropolitano” të Madridit, Lille fitoi me rezultatin 3:1. Ndeshja i takoi xhiros së tretë të Championsit.
Në minutën e 61-të Zhegrova shënoi supergol nga distanca për 1:1. Më pas bëri krosimin pas të cilit u shkaktua penallti për skuadrën franceze. Jonathan David e konkretizoi penalltinë në minutën e 74-t për 2:1. David shënoi edhe për 3:1, në minutën e 89-të.
Atletico Madridi kaloi në avantazh 1:0 me golin e Julian Alvarezit në minutën e tetë.
Zhegrova nuk startoi te Lille. Hyri në lojë në minutën e 16-të në vend të Remy Cabellas së lënduar. Për të është goli i parë në Ligën e Kampionëve.
Lille në xhiron e dytë e shokoi Real Madridin duke e mposhtur 1:0. Zhegrova në atë ndeshje u shpall më i miri.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.