Zeni Krasniqi është emëruar drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, sot emëroi z.Zeni Krasniqi drejtor të Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Zeni Krasniqi ka qenë profesor shumëvjeçar i lëndëve ekonomike në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash, ku për shkak të aktivitetit të tij politik është larguar nga puna nga okupatori serb. Në kohën kur komunën e ka qeverisur LDK-ja, kryetari i tanishëm, z.Bexhet Xheladini, në atë kohë Kryeshef i Ekzekutivit të Komunës, z.Krasniqin e pat emëruar në postin e drejtorit të Drejtorisë për Emergjenca në Komunën e Dragashit, nga viti 2003 deri në vitin 2007. Pas kësaj periudhe deri në këtë moment z.Krasniqi ka qenë i papunë.

Kryetari Xheladini e uroi z.Zeni Krasniqi për postin e ri, duke i dëshiruar suksese maksimale në udhëheqjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-