Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se bordi i ShSKUK-së nuk po kërkon mbrojtje për mjekët dhe infermierët.
Derisa ka komentuar vendosjen e çipave për personelin shëndetësor, ai tha se kjo bëhet vetëm për njerëzit e liruar me kusht.
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku-Mullhaxha ka reaguar duke thënë që të mos spekulohet dhe që Zemaj mos të marrë kohën e gjithë anatarëve.
Ky i fundit i tha se nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ku flitet me “digitrona”.
“Bordi ka ndërhyrë në mënyrë eklantante në zgjedhjen e drejtorëve të klinikave. Problemi tjetër që ka ndodhur është vërshimi i ujit në Onkologji. Duket që edhe ministri i MSh-së është njoftuar një javë më pas”, tha Zemaj.
Kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi tha se kanë bashkëpunim me ministrin e shëndetësisë, Rifat Latifi./KP
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.