Zapllugjja dhe Opoja ne pritje te institucioneve per realizimin e projektit Turistik

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Treva e Opojës e komunës së Dragashit që gjendet në jugperëndim të Prizrenit vlerësohet si zona me relievin më të bukur në tërë Kosovën. Relievi në përgjithësi është heterogjen. Pas një erozioni lumor, eolik dhe akullnajore me një formë iniciale, një proces i cili i dha ndihmë në ditët e sotme modifikime dhe forma të ndryshme. Lartësia më e ulët mbidetare është 1035 m dhe ajo më e larta është 2478 m.Komuna e Dragashit është një oazë me bukuri të paprishur natyrore dhe me fshatra tradicionale mes kufirit me Maqedoninë dhe Shqipërinë.Panorama e bukur e fshatrave të trevës së Opojës, mund të tërheqë vëmendjen e shumë vizitorëve nga vendi , Shqipëria dhe Maqedonia. Vargmalet e Bjeshkëve të Sharrit, ofrojnë shumë mundësi për zhvillimin e turizmit malor, me vetëm pak investime në infrastrukturë. Pamjet e bukura të këtij vendi, kërkojnë dorën e institucioneve dhe donatorëve  për gjallëri të mëtutjeshme.Dikur është hartuar një projekt për ndërtimin e një pike turistike në bjeshkën e fshatit Zaplluxhe,vend ky që lë shumë për të dëshiruar për zhvillimin e turizmit malorë. Para disa vitesh në shpatijet e kësaj zone janë mbajtur edhe garat e skitarisë alpike në nivel republican,ndërsa tashmë edhe një gjë e tillë nuk mbahet.Plani ideorë për kompletimin e infrastrukturës ekziston, por prêt vetëm dorën e pushtetit për tu funksionalizuar.Rruga dikur është rregulluar(pritej vetëm asfaltimi) së bashku me vendosjen e disa shtyllave elektrike,por vitet e fundit në vend të zhvillimit të mëtejmë të kësaj zone turistike,nuk është investuar asnjë metelik nga pushteti lokal dhe ai qendror,thonë banorë të Zaplluxhës.Për të shijuar më mirë bukuritë e kësaj zone , banorët thonë se duhet të ngjitesh lart, në Limth, Nga këtu , të gjithë trevën e Opojës mund ta shijosh si nga ballkoni i një shtëpie. Ka shumë të interesuar që kanë zgjedhur pikërisht këtë pikë për të kaluar fundjavën. Ata thonë se këtu vijnë shumë ndërkombëtarë, ndërsa kanë një plan interesant për këtë vend, si për zhvillimin e turizmit, por edhe për aktivizimin e komunitetit në shërbim të vizitorëve.Një ndër shtytjet e vizitorëve,pa dyshim se është edhe ana tradicionale e banorëve të Opojës.Mergimtari me prejardhje nga Zgatari i Opojës,haxhi Irfan Sallahu,fal angazhimit disavjeçar,kohën e pushimit verorë ta kalojë duke mbledhur eksponate, relikte dhe  vegla të ndryshme pune dhe veshje tradicionale nga të gjithë fshatrat e zonës së tij. Ai nga dita e enjte e javës së kaluar në oborrin e tij, ka ekspozuar rreth 500 të tilla, që sipas tij i përkasin banorëve të Opojës 150 vite më parë.Ai shpreh besimin se kjo ekspozitë e tij të nxis shumë vizitorë jo vetëm nga hapësirat mbarëshqiptare.Rrafshnalta e  Opojës dhe bukuritë e Parkut Nacional të Sharrit në këtë zonë,kanë nevojë për një promovim real si një destinacion i turizmit malorë ku vizitorët mund të kalojnë kohë nëpër vende shumë të bukura. Terreni i rajonit dhe afërsia e tij me Prizrenin , Maqedoninë dhe Shqipërinë, e bën vend ideal për  shëtitjet familjare dhe relaks për të gjitha moshat. Historia e rajonit, kultura, mikpritja e banorëve paraqesin elemente tërheqëse për të gjithë ata që shprehin interesim për eksplorim të traditave dhe vendeve pikante turistike që janë pjesë e relievit mahnitës të kësaj zone.Rruga Prizren-Zaplluxhe që e afron më tepër Prizrenin me Dragashin është asfaltuar vetëm deri në fshatin Jabllanicë të zonës së Zhupës,ndërsa edhe për rreth 8 kilometra është lënë në gjysmë përfundimi I një projekti tejet të rëndëishëm jo vetëm për banorët e këtyre dy komunave.Vlen të përmendet fakti se ekspertë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS),gjatë vëzhgimit të terrenit në shpatijet e Sharrit në atarin e fshatrave Zaplluxhe të komunës së Dragashit dhe Struzhës së Prizrenit,kanë zbuluar terrene mahnitëse për zhvillimin e skitarisë në disiplinat nordike (ecje me ski).Ata shprehin habinë se cila është arsyeja e neglizhencës së institucioneve për ti shfrytëzuar këto mundësi që shumë pak vende të Botës i posedojnë.Se kur do të zgjohen nga gjumi ata që duhet ti rregullojnë këto gjëra duhet të pritet,ndërsa disa afarist kanë hapur lokale hoteliere në këtë zonë,mirëpo për shkak të mungesës së infrastrukturës së nevojshme,janë detyruar që të mbyllin ato lokale….

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-