Ymer Çavolli është mjeku që gjatë jetës së tij ka përjetuar dy pandemi.
“Pandemia e parë ishte Variola Vera ose si njohët në popull, Lija e keqe. Ajo ka ndodhur në vitin 1972 ku unë isha në atë kohë para specializimit me detyrë në Pejë. Pacienti i parë ishte nga Rahoveci dhe dyshohet se e solli Variolën pasi kreu pelegrinazhin në Mekë, pavarësisht se ai ishte i vaksinuar”, tregon ai në RTV Dukagjini.
Çavolli thotë se një mjekë shqiptar nga Prizreni zbulon i pari këtë sëmundje dhe jep alarmin për institucionet tjera.
Ai thotë se rreth 140 raste ishin regjistruar në atë kohë, por që thotë se epiqendra për Kosovën ishte Gjakova.
Pas një kohe mjeku thotë se filloi vaksinimi i popullsisë duke u stopuar edhe përhapja e sëmundjes.
Ai tregon se ajo sëmundje ishte e ngjashme me fruthin por që dallonte.
“Ka pasur raste kur njerëzit nga kjo sëmundje janë verbuar. Por edhe rreth 50 prej tyre kanë vdekur. Paniku ishte shumë i madh në të kohë”, tregon mjeku, përcjell Telegrafi.
Çavolli thotë se karakteristike ishte se personi që dyshohet se e ka sjellë sëmundjen në Kosovë ka shpëtuar lehtë e pak simptoma pasi ai ishte i vaksinuar para se të bënte pelegrinazhin.
Mjeku thotë se edhe karantina ishte e vendosur në Gjakovë dhe për rreth dy muaj e gjysmë mjekët më të mirë ishin të përqendruar pikërisht në Gjakovë.
“Kjo sëmundje është përcjellë më pas me shenja në trup. Pra shenjat kanë mbetur në trup”.
Mjeku thotë se sëmundja e COVID-19 është më e rrezikshme pasi është e re.
Albulena Kryeziu Bokshi: Jam ndier e poshtëruar në skenë, gjatë premierës në Gjakovë!
“Kjo sëmundje mund të lehë shumë pasoja në organizmin e njeriut. Njerëzit duhet ta marrin me seriozitet këtë sëmundje dhe të përfillen udhëzimet e organeve kompetente”, thotë ndër të tjera mjeku Ymer Çavolli./Telegrafi
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.