Xherdan Shaqiri kthehet te Baseli, Albian Ajeti shënon gol

Opoja.net Opoja.net Sport

Xherdan Shaqiri është rikthyer te Baseli pas 12 vjetësh, ku me inkuadrimin e tij në fushë në minutën e 66-të, ylli i futbollit botëror u prit me duartrokitje nga mbi 30 mijë shikues në “St. Jakob-Park” në Basel.

Baseli fitoi me rezultatin 2-0 të dielën ndaj Yverdonit, duke gjetur formën, pasi kjo është fitorja e tretë me radhë.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Albian Ajeti që në minutën e tetë, ndërsa kompletoi takimin.

Nga minuta e parë u paraqit edhe Benjamin Kololli, por ai u zëvendësua në minutën e 66-të.

Taulant Xhaka u inkuadrua në vend të Leon Avdullahut në minutën e 86-të. Dion Kacuri luajti në pjesën e parë për Yverdonin.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-