Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, pasi dha dorëheqje nga AAK-ja, tashmë ka formuar Iniciativën Qytetare, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi, Gashi tha se Iniciativa Qytetare do të jetë adresa e re e cila është e hapur për të gjithë qytetarët e Obiliqit.
“Sot, mbajtëm takimin e Këshillit Inicues të Inicativës Qytetare për Obiliqin, nën prezencën e 49 antarëve nga të gjitha lokalitetet e Obiliqit, profesionistë të fushave të ndryshme, me vullnet dhe energji për të vazhduar me punë të mira për Obiliqin. Në këtë takim u zgjodhë edhe grupi punues për përpilimin e procedurave të mëtutjeshme të kësaj inicative që do të jetë funksional deri në Kuvendin e punës nga i cili do të dalin gjitha strukturat e Iniciativës Qytetare për Obiliqin”, shkroi ndër të tjera Gashi në Facebook./Gazeta Sinjali/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.