Declan Rice nuk do të nënshkruajë kontratë të re me West Ham Unitedin, ndërsa klubi është duke u përgatitur që ta shesë në verë.
Sipas The Athletic, futbollisti anglez dëshiron t’i ndjekë ëndrrat e tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve.
West Hami thuhet se ka pranuar tri oferta tashmë për mesfushorin, megjithatë nuk planifikon ta shesë në afatin kalimtar të janarit.
Chelsea, Manchester Unitedi dhe Manchester City, janë tri klubet e mëdha angleze që i duan shërbimet e 23-vjeçarit.
Rice ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024 dhe e ka opsionin për ta vazhduar edhe për 12 muaj të tjerë.
Megjithatë, Hammers e kanë pranuar faktin se shitja në verën e ardhshme do të sillte përfitime më të mëdha.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.