Vuçiq: Po kërkojmë një kompromis në Kosovë me bashkësinë ndërkombëtare

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se Serbia është duke biseduar me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në përpjekje për të gjetur një kompromis në Kosovë.

Pas takimit me patriarkun serb Porfiri, Vuçiq theksoi se diskutimet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare aktualisht janë duke vazhduar dhe janë të vështira, dinamike dhe serioze, shkruan Aljazeera.

Sipas Vuçiqit, dikush në mënyrë histerike insiston në heqjen e barrikadave, “sepse shqiptarët në Prishtinë dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare janë të kënaqur me dëbimin e serbëve”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-