Vuajtjet e arinjve në Shqipëri

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Uncategorized

Numri i ekzemplarëve të ariut të murrmë në gjenjde të egër në Shqipëri aktualisht vlerësohet të jetë mes 180 dhe 250, që përfaqëson një rënie të vazhdueshme në vite të popullsisë për shkak të shkatërrimit të vazhdueshëm të habitatit natyror dhe gjuetisë së paligjshme. Për më tepër arinjtë janë marrë nga jeta e egër në mënyrë të paligjshme për tu mbajtur në kafaze të vogla në ristorante e hotele për të joshur klientët. Sidomos Arinjtë e rinj shpesh mbahen për të bërë foto me turistët. Në këto kushte arinjtë shumë shpesh vuajnë nga sëmundje të tmerrshme, mungesa e kujdesit krejtësisht të pamjaftueshme veterinar dhe mungesa e një dietë të përshtatshme. Sshumë prej tyre tregojnë çrregullime ekstreme të sjelljes. Mendohet të jenë më shumë se 50 arinj që mbahen në robëri në Shqipëri (të evidentuar janë 35 ekzemplarë).

Edhe pse mbajtja e kafshëve të egra është e ndaluar nga legjislacioni shqiptar dhe nga marrëveshjet ndërkombëtare, gjuetia ilegale dhe largimi i arinjve nga natyra është ende një fenomen i përhapur në Shqipëri, madje edhe në zonat e mbrojtura. Arsyet për këtë gjendje të mjerueshme janë: kërkesa e vazhdueshme për arinj dhe mungesa, për të ardhur keq, e zbatimit të ligjeve ekzistuese që ndikojnë në mbrojtjen e species së ariut të murrmë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-