“Sonte rreth orës 12:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në pikën e kontrollit, policët e stacionit kufitar kanë ndaluar një Mercedes, në të cilin ndodheshin dy persona. Duke zbritur nga automjeti, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Krsmanoviq (1990) në gjoks dhe polici Vjekoslav Ilic (1974) në shpatull”,tha ai.
Autoritetet serbe, përgjegjës për këtë vrasje e kanë bërë shtetasin kosovar, Artan Hajrizi, pasi thonë se në vend të ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës me emrin e tij.
Është raportuar se i dyshuari ka qenë duke udhëtuar me një taksi, i vetëm me shoferin, mirëpo informacionet e fundit thonë se në fakt, në veturë ka qenë vëllai i tij, Fatoni.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Artani në një lidhje direkte në media ku tha se gjatë tërë kësaj kohe ka qenë në Gjermani, dhe se vëllai i tij, pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës, e ka vizituar atë në Gjermani. Aty, Artani thotë se Fatoni ia ka vjedhur kuletën me dokumentet personale.
E tërë kjo situatë bëri që mërgimtarëve të ju kërkohet të mos kalojnë nëpër Serbi, pasi situata mund të tensionohet.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës apeloi te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.
Për anëtarët e Komisionit për Siguri në Kosovë si dhe njohësit e kësaj fushe thonë se një rast i tillë nuk do duhej të politizohej , dhe nuk do duhej të ndërlidhej me lëvizjen e mërgimtarëve që vijnë në atdhe përmes kalimit nga Serbia.
Bekë Berisha, kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë për “Front Online” se rasti i vrasjes së policit serb, nga i dyshuari kosovar, mërgimtarët nuk duhet të udhëtojnë kah Serbia.
Sipas tij, situata është e tensionuar edhe po shkon duke u përshkallëzuar për keq.
“Pas rastit që ndodhi, vrasjes së policit serb, nuk ish dashtë shqiptarët të udhëtojnë kah Serbia sepse është situatë e tensionuar edhe po shkon duke u përshkallëzuar për keq”, tha ai.
Por se a mund të kenë probleme mërgimtarët që veçse kanë marrë rrugën për Kosovë nga Serbia, ai thotë se ka indikacione që mund të ketë probleme.
“Ka indikacione që mund të ketë komplikime për shqiptarët/mërgimtarët që kalojnë kah Sebia, pra mund të ketë probleme. Nuk duhet të harrohet që një bashkëatdhetar tonin e kanë vrarë në burg duke i rënë nga Serbia për shkakun që e ka pasur tatton me shqiponjë”, theksoi ai.
Por sipas Berishës një çështje e tillë nuk do duhej të politizohej.
“Nuk e di sa do të politizohet sepse këto çështjet e sigurisë janë shumë të ndishme dhe ka njerëz që e politizojnë ka të tjerë që janë më të vetëdijshëm dhe e dijnë që nuk do duhej të politizohej një rast i tillë”, tha ai për Front Online.
Anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha thotë se vrasja e policit serb, nga i dyshuari kosovar, nuk do duhej të politizohej në asnjë aspekt mes Kosovës e Serbisë.
“Një rasti i tillë nuk do duhej të ndërlidhej politikisht në asnjë aspekt, nuk ka të bëjë aspak me zhvillimet politike mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
Sipas deputetit Berisha thirrja e Qeverisë për mërgimtarët që të mos kalojnë kah Serbia i bënë ata me konfuzitet dhe i torturon piqikisht.
“Qeveria e Kosovës nuk do duhej të bëjë këso thirrje e t’i qes qytetarët në konfuzitet, t’i torturoj psiqikisht. Me qenë ashtu, na pasi është vrarë polici ynë në Banjskë është dashur të gjithë qytetarët serb çka hyjnë këndej me i keqtrajtu, torturu apo arrestu. Lëvizja e mërgimtarëve nuk do duhej të ndërlidhej, dhe të kenë telashe edhe nëse kalojnë nga Serbia”, thotë ai.
Ai thotë se Qeveria para se të bëjë deklarata të tilla, do duhej t’i lajmëronte shtetet e QUINT-it, ndërmjetsuesin e dialogut Lajçak dhe EULEX-in duke kërkuar ndërhyrjen e tyre që të mos ketë keqtrajtim të mërgimtarëve qe vijnë në atdhe.
“Qeveria duhet t’i bëjë thirrje EULEX-it që e ka marrëveshjen e ekstradimit të personave të përndjekur, të bisedojë me Beogradin dhe ta thërras menjëherë ndërmjetësin e dialogut Lajçak duke kërkuar ndërhyrjen e tyre të menjëhershme që të mos keqtrajtohen qytetarët të cilët vijnë nga Serbia për në atdhe. Poashtu duhet menjëherë të reagoj në Këshillin e Sigurimit, pastaj t’i njoftoj shtetet e QUINT-it”, theksoi ai për Front Online.
-Gjatë ditës, lidhur me këtë rast, pati reagime të shumta nga nivele të ndryshme në vend.
Për këtë vrasje u pyet edhe kryeministri Albin Kurti i cila tha se po grumbullojnë informacione dhe se pret që kjo çështje të mos politizohet.
Poashtu ishte edhe babai i Faton dhe Artan Hajrizit i cili i prononcua për medie ku tha se Faton Hajrazi ka marrë pasaportën e vëllait të tij, Artanit, që nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.
“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij.” – ka thënë ai për medie.
Disa orë pas kryerjes së këtij rasti, u raportua nga mediet serbe se është arrestuar shoferi i veturës nga i cili u qëlluan policët në afërsi të Loznicës.
“Shoferi i veturës nga i cili është qëlluar është ndaluar deri në 48 orë nga Prokuroria Themelore Publike në Loznicë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandës me njerëz, ka thënë për Tanjug nga Prokuroria e Lartë Publike në Shabac”.
Pas raportimit për arrestimin e shoferit, mediat në Bosnjë raportojnë për një të arrestuar në lidhje me rastin. Kjo informatë thuhet se është mësuar jozyrtarisht nga Radio Televizioni i Republika Sërpskas (RTRS).
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.