Cili duhet të jetë niveli “normal” i sheqerit në gjak te njerëzit më të vjetër se 60 vjeç? Dhe ata që janë rreth 30 vjeç? Mjekët thonë se nuk është e njëjta gjë, transmeton Gazeta Sinjali.
Vlerat prej 3.3-5.5 mmol/L konsiderohen “normale” nëse i përkisni grup-moshës 14-60 vjeç. Te fëmijët, treguesit janë disi më të ulët, ndërsa te të moshuarit – më të lartë.
Për mosha të ndryshme, vlerat janë si më poshtë:
▪ për të sapolindurit – 2.8-4.4;
▪ për fëmijët më të vegjël se 14 vjeç – 3.3-5.6;
▪ për personat 14-60 vjeç – 3.3-5.5;
▪ te të moshuarit (60-90 vjeç) – 4.6-6.4;
▪ te njerëz shumë të moshuar (më të vjetër se 90 vjet) – 4.2-6.7 mmol/l.
Pavarësisht nëse kanë një sëmundje kronike, glukoza në gjak duhet të jetë brenda kufijve normalë, ndoshta paksa e ngritur nëse personi ka ngrënë sheqer, thonë mjekët.
Një nga treguesit e gjendjes paradiabetike është sheqeri në tremujor, i cili përcaktohet gjithashtu me analizë e gjakut.
Nëse vlerat e gjakut nuk janë brenda kufijve normalë, duhet të konsultoheni me një endokrinolog dhe të bëni analizat e nevojshme. /Gazeta Sinjali/