Me datën 01 Maj, një qytetar kishte bërë një kallëzim në polici për vjedhje të gjësendeve nga automjeti i tij.
Vjedhja kishte ndodhur ditën për diell dhe hajduti ishte kapur nga hetuesit ende pa e raportuar vjedhje pronari i automjetit.
Sipas raporteve hetimore merret vesh se i dyshuari ishte parë nga hetuesit në rrugën “Gjallica” me dy kasetofonë; një palë syze dhe një çelës pune dhe duke e njohur si recidivist të vjedhje i njëjti ishte shoqëruar për në stacion policor dhe pasi nuk kishte mundur të sqaronte origjinën e gjësendeve, të njëjtat janë sekuestruar e që më vonë, pas denoncimit të rastit i janë kthyer pronarit.
Më pas i dyshuari është arrestuar dhe më urdhër të prokurorit ndalët nën masën e arrestit,njofton zyra për informim publik nga Policia Rajonalen në Prizren
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.