Vizitë e Kryetarit dhe Kryesueses së Kuvendit, Përforcimi i Bashkëpunimit me LMT-në e KFOR-it Turk

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, dhe kryesuesja e Kuvendit, znj. Arijeta Qafleshi Skeraj, sot kanë vizituar me sukses LMT-në e KFOR-it Turk në Dragash.

Në takim me komandantin, Majorin Murat Akdemir, diskutuan për bashkëpunimin e ngushtë dhe projektet e suksesshme të kaluar. Po ashtu, u bisedua për kërkesat e ardhshme, duke përfshirë hapjen e rrugëve, sigurimin e një minibusi për transportin e nxënësve, dhe projekte tjera të nevojshme për komunitetin. Majori Akdemir njoftoi se kërkesa për ndërtimin e një parku është aprovuar, ndërsa Kolonel Sabri Gökhan Karamürsel do të vizitojë Komunën e Dragashit. Kryetari Xheladini shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga institucionet turke në Kosovë për qytetarët e tyre.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-