Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se arritja e vaksinave antiCOVID shënon një hap të ri në luftën kundër koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Vitia, në ceremoninë e marrjes së vaksinave, tha se do të fillohet menjëherë me dozat e para në Klinikçn Infektive.
“Vend për shlirim nuk ka. Jemi në realitet të ri. Duhet të respektojmë masat, distancën e ti shmangemi ambienteve të mbyllura”, u shpreh Vitia.
Ministri Vitia shtoi se vaksinimi fillon këtë javë me personelin shëndetësorë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.