Një person është arrestuar nga Policia, pasiqë gjersa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, ka goditur një këmbësor.
Viktima sipas Policisë, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjatë trajtimit mjekësor në QKMF Drenas, i njëjti ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokuronit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së djeshme në Shtuticë të Drenasit.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.