Vetitë kuruese të mollës së kuqe

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Shëndeti

Përfshirja e mollës së kuqe në një regjim ushqimor, madje edhe në dieta specifike ofron një sërë avntazhesh, pasi ky frut ndihmon për tu ngopur më parë, por ka edhe një sërë vetish kuruese.

Mollët janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë për të reduktuar problemet në aparatin tretës, si dhe parandalojnë disa lloje tumoresh. Molla e kuqe ndihmon edhe për të mbajtur nën kontroll nivelin e insulinës, pastron organizmin nga metalet e rënda në trup, si plumbi apo mërkuri.

 

Sipas mjekësisë kineze ky frut forcon zemrën, përmirëson funksionimin e mushkërive dhe zvogëlon mukozat.

Studime të ndryshme thonë se ngrënia e një molle në ditë mund të reduktojë sëmundje të lëkurës, ndërsa ngrënia e pesë kokrrave në javë, ul rrezikun e sëmundjeve respiratore si astma.

Mirëpo ngrënia e një kokrre molle para çdo vakti ndihmon për tu dobësuar më lehtësisht për shkak të aftësisë për të ngopur dhe ka 50 – 80 kalori, në varësi të madhësisë.

Molla e kuqe është e pasur me vitaminë A, C si dhe përmban fosfor, heku, kalcium dhe potas. Ndonëse nuk e zëvendëson dot furçën e dhëmbëve, ngrënia e një molle ndihmon në pastrimin e gojës dhe redukton dukshëm praninë e karieve.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-