Një 68-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Gjonaj të Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se rasti ka ndodhur sonte rreth orës 21:15.
“Ka ndodhur një vetaksident rreth orës 21:15. Një person e ka humbur jetën. Viktima është 68 vjeç (1953). Ka qenë i vetëm në veturë dhe është vetaksidentuar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Osmanollaj.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.