Policia e Kosovës kanë vënë në pranga, në orët e hershme të mërkures në pikë- kalimin kufitar të Vërmicës, një person të gjinisë mashkullore të shpallur në kërkim nga drejtësia prizrenase.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren, është arrestuar i kërkuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në qendrën e paraburgimit në Prizren”, njofton PK-ja, përcjellë Opoja.net.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.