Vëllai rrah vëllanë dhe mbesën në Dragash

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika Opoja

Më 17 shtator në Dragash ka ndodhur një sulm fizik brenda një familje.

Në raportin e sotëm policor thuhet se një burrë ka sulmuar me mjete të forta vëllanë dhe mbesën e tij.

“Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-