Vdiq doktori i mjekësisë interne, Saljidin Jonuzi

Opoja.net Opoja.net Opoja

Në moshën 69-vjeçare ka vdekur doktori i mjekësisë interne, Saljidin Jonuzi, njoftoi Oda e Mjekëve të Kosovës.

Në njoftimin e publikuar të dielën u tha se Jonuzi ishte me prejardhje nga Dragashi dhe specializimin e kishte përfunduar në Universitetin e Sarajevës.

“Dr. Jonuzi i shërbeu qytetarëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Dragash, për vite me radhë. Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftim.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-