Përveç 21-vjeçares nga Prishtina, sot në QKUK ka ndërruar jetë edhe një paciente e prekur me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e cila tha se pacientja e dytë që vdiq në orët e para të mëngjesit ishte një grua shtatzënë 41-vjeçare.
Qyqalla tha se të dyja pacientet kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte.”
“Po ashtu, rreth orës 06:35 një grua shtatzënë, e lindur më 1980, e konfirmuar me COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë Qyqalla
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.