Varroset 15-vjeçari që u vra me thikë në Prizren, babai i tij përlot me fjalët

Opoja.net Opoja.net Kronika

Në varrezat e qytetit të Prizrenit, pasditen e sotme, u varros 15 vjeçari Lirim Buduri që mbeti i vdekur të hënën pas një zënke me disa të mitur të tjerë.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit bashkëmoshatarit të tyre erdhën shokët dhe shoqet e klasës, por edhe nxënës të tjerë të shkollës.

Miqtë dhe familjarët e familjes Buduri i mbushën varrezat e qytetit plot këtë të martë.

Babai i viktimës, Shpejtim Buduri, e përjetoi rëndë vdekjen e të birit derisa tha se djali i tij nuk kishte asnjëherë problem me dikë.

“Djali im ka qenë shëmbëlltyrë, prej klasës së parë deri tash me të gjitha pesëshe, si dhe ka qenë kryetar shkolle dhe ka marrë pjesë nëpër asamble. Nuk dimë asgjë si ka ndodhë, veç e di që ma kishin shpërthy djalin me thikë në zemër”, tha ai.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-