E moshuara Naile Memaj nga Zhuri, gjatë ditës së sotme është vaksinuar nga shërbimi mjekësor i QKMF-së në Prizren. Ajo është ndër personat më të moshuar deri me tani pasi gëzon shëndet të mirë në moshën 101 vjeçare.
Ajo, pasi ka marrë vaksinën ka sugjeruar të gjithë të moshuarit e tjerë që të marrin vaksinën pa ngurrim, për të mbrojtur vetën dhe të tjerët, ndërsa familjarët e saj i kanë uruar asaj shëndet dhe jetë edhe më të gjatë, raporton TV Prizreni.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.