Një vaksinë Covid-19 që po zhvillohet nga Pfizer dhe BioNTech e Gjermanisë është zbuluar të jetë më shumë se 90 për qind efektive, në një përparim të madh që jep shpresa në luftën kundër koronavirusit.
Gjetja ishte rezultat i analizës së parë të pavarur të çdo vaksine Covid-19 në provat e fazës 3 – faza përfundimtare para licencimit komercial. Studimi zbuloi se 94 pjesëmarrës që morën vaksinën me dy doza ishin të mbrojtur nga sëmundja 28 ditë pas inokulimit të tyre të parë.
“Për mua, ky është rezultati më i mirë i mundshëm,” i tha Ugur Sahin, bashkëthemelues dhe shefi ekzekutiv i BioNTech për Financial Times, ndërsa shefi i Pfizer Albert Bourla tha se ishte “një ditë e shkëlqyer për shkencën dhe njerëzimin”.
Rezultatet tejkalojnë shumë kriteret e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për miratimin e një vaksine Covid-19, e cila urdhëron një efikasitet prej të paktën 50 përqind në provat e kontrolluara me placebo. Asnjë vaksinë nuk është 100 për qind efektive, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Pfizer dhe BioNTech thanë që deri në 50 milion doza të vaksinës – e cila do të ishte vaksina e parë që përdor teknologjinë e re mARN – mund të prodhohet këtë vit dhe 1.3 miliardë doza të tjera të prodhuara në 2021.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.