Forca të KFOR-it në Kosovë sot kanë vazhduar ciklin e ushtrimeve, siç thuhet, për të qenët ë gatshme për veprim të shpejtë në gjithë territorin e Kosovës me qëllim të pengimit të çfarëdo kërcënimi që do të mundë ta rrezikonte këtë territor.
Ushtrimet e sotme po zhvillohen në jug të Kosovës ku forcat e KFOR-it ushtrojnë ruajtjen e sigurisë së e vendbanimit.
“Kësaj radhe ushtrime po mbahen në komunën Dragashit dhe në to është i përfshirë grupi luftarak i Forcës multinacionale të Perëndimit”, njofton faqja zyrtare e KFOR-it, transmeton Koha.net.
Siç theksohet, aksioni përfshin transferimin me helikopterë kroatë të ushtarëve moldavianë e italianë në rajonin e mbrojtur gjatë ditës e natës me taktikë lëvizëse.
-“Ushtrimet në terren janë pjesë e rëndësishme e përgatitjeve për shtimin e gatishmërisë dhe sigurimin e lëvizjes së lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thonë në KFOR”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.