Ushtria izraelite e vret një futbollist palestinez

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Ministria Palestineze e Shëndetësisë ka raportuar për vdekjen e një të riu 23-vjeçar gjatë një operacioni të kryer nga ushtria izraelite në qytetin Nablus, në Bregun Perëndimor verior.

Autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se i riu, i identifikuar si Ahmed Atef Mustafa Draghma.

Agjencia palestineze e lajmeve “Wafa” raporton se Mustafa Draghma ishte futbollist në ekipin Tulkarm, i vendosur në qytetin e Bregut Perëndimor me të njëjtin emër.

Përveç kësaj, pesë persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmit.

Ushtria izraelite ka hyrë në qytet me një buldozer ushtarak, duke gjuajtur bombola gaz lotsjellës dhe plumba metalikë të veshur me gomë. /Demokracia.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-