KFOR ka njoftuar se sot ushtarët amerikanë kanë kryer patrullime rutinë përgjatë vijës kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen një patrullë rutinë në veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare administrative”.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.