Ua uroj festën e Kurban Bajramit qytetarëve të komunës së Dragashit, vëllezërve e motrave tona në mërgatën e largët.
Kurban Bajrami është momenti në të cilën ne, me gjuhë e zemër, shprehim besimin e pastër në Zot, duke iu përkushtuar Atij me qenien tonë dhe duke ia kushtuar çdo adhurim.
Duhet pasur parasysh se vlerat e kësaj feste mbështeten në haxh dhe prerje të kurbanit, që janë udhëzime hyjnore që e shoqërojnë njeriun gjatë tërë jetës së tij. Këto porosi janë mision i shpirtit, mendjes, trupit, ndërgjegjes, porosi të cilat thërrasin në pastrimin e shpirtrave dhe rritjen e solidaritetit në respekt ndaj njëri-tjetrit e vëllazërim mes çdo njeriu.
Kjo për arsye që në mesin tonë të mos ketë divergjenca e për të ecur para të sigurt, ngase kjo është edhe porosia e Kurban-Bajramit. Gëzuar! /Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.