Të nderuar qytetarë,
Me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, lusim Zotin që të na ketë pranuar agjërimin dhe lutjet tona. Ky muaj ka qenë një periudhë e sakrificës dhe devotshmërisë, i cili na ka mbushur zemrat tona me mirësi dhe dashuri për njëri-tjetrin.
Më lejoni që, në emrin tim dhe të të gjithë qytetarëve të Komunës së Dragashit, të ju uroj Fitër Bajramin, festën më të veçantë me të cilën kurorëzohet i gjithë përkushtimi ynë ndaj Zotit të madhërishëm gjatë muajit të Ramazanit. Paqja dhe harmonia shpirtërore mbizotëroftë tek ju dhe familjet tuaja!
Me respekt,
Bexhet Xheladini
Kryetar i Komunës së Dragashit
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.