UEFA shpall vendimin për incidentet në ndeshjen Rumania-Kosova

Opoja.net Opoja.net Sport

Federata Rumune e Futbollit njoftoi të mërkurën se UEFA vendosi për dënimin e Rumanisë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën.

Përmes një deklarate zyrtare, federata rumune bëri të ditur se UEFA vendosi që portat e stadiumit të jenë të mbyllura për publikun e gjerë gjatë ndeshjes me Andorrën.

Po ashtu, FRF bën të ditur se ka marrë gjobë prej 52 mijë eurosh për incidentet në ndeshjen me Kosovën.

Megjithatë, federata rumune vendosi të ofrojë akces falas për fëmijët nën 14 vjeç, të organizuar në grupe.

Ndeshja Rumani – Kosovë, është ndërprerë për rreth një orë për shkak të një pankarte “Kosova e Serbi” e vendosur nga grupi i tifozëve të kombëtares rumune.

Ndeshja Rumani – Andorra do të luhet më 15 tetor në Bukuresht.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-