UEFA shkruan për suksesin e madh të Ballkanit

Opoja.net Opoja.net Sport

Shtëpia Evropiane e futbollit UEFA i ka kushtuar një shkrim suksesit të madh të Ballkanit në Conference League që u pa skuadra e parë kosovare që do të marrë pjesë në Fazën e Grupeve.

UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Europa Conference League këtë sezon do të kenë 96 klube, të cilët përfaqësojnë 36 nga 55 shoqatat anëtare të UEFA-s.

“Ballkani u bë skuadra e parë nga Kosova që u kualifikua në fazën e grupeve të një kompeticioni të madh të klubeve të UEFA-s”, ka shkruar UEFA, transmeton Demokracia.com.

Fazat e grupeve të tre garave kryesore të UEFA-s për klube për meshkuj – UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Europa Conference League – do të jenë një nga më gjithëpërfshirëset deri më tani. Pothuajse dy të tretat e shoqatave anëtare të UEFA-s do të përfaqësohen (36 nga 55) dhe do të luajnë të paktën gjashtë ndeshje kundër skuadrave nga i gjithë kontinenti.

“Klubet nga Kosova, Lituania dhe Lihtenshtajni do të përjetojnë për herë të parë fazën e grupeve të një gare të madhe klubesh të UEFA-s – gjë që mund të ndihmojë vetëm në rritjen e shikueshmërisë së futbollit në këto vende.

Krijimi i Ligës së Konferencës së Evropës ka qenë vendimtar për këtë zhvillim. Përveç që u jep më shumë lojtarëve mundësinë për të përjetuar futbollin evropian, gjë që do t’i ndihmojë në zhvillimin e karrierës së tyre, kompeticioni u ka dhënë gjithashtu klubeve dhe tifozëve të tyre mundësinë të ëndërrojnë për të fituar një trofe evropian”, ka vazhduar shkrimi i UEFA-s.

Të kujtojmë se pak minuta më parë, Ballkani ka mësuar edhe kundërshtarët në fazën e Grupeve e ku do të jetë përballë Slavia Praha, Cluj e Sivasspor.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-