Kur bëhet fjalë për garën më të mirë të Evropës për klube, Real Madrid nuk ka konkurrencë.
Klubi i njohur spanjoll prin si me fitimin e më shumë trofeve (13), po ashtu ata kanë më së shumti ndeshje, si të luajtura ashtu edhe të fituar, barazuar dhe humbura.
Real Madridi po ashtu udhëheq edhe në golat e shënuar, por edhe të pranuar.
Mbretërit kanë luajtur në 51 edicione të Kupës Evropiane dhe Ligës së Kampionëve në total – 11 herë më shumë se rivalët e tyre më të afërt Benfica, pasi kanë 445 ndeshjeve në garën elitare.
Ata kanë 87 ndeshje më shumë se ekipi i renditur i dytë, Bayern München.
Në vendin e tretë janë Barcelona, ndërsa pozitat katër dhe pesë i ndajnë Manchester United dhe Juventus, shkruan UEFA.
Më poshtë i gjeni 20 skuadrat më të mira në 65 vite, duke filluar nga viti 1955 deri më 2020.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.