Nga e hëna deri të premten nuk na hiqet nga sytë kaosi i qytetit. Sirenat e veturave e zhurmat nga ndërtimet jo vetëm të pengojnë por të krijojnë lodhje psiqike.
Vikendin e mirëpresim gjithmonë me shumë qejf, por si e kalojmë atë?
Shumica nga ne edhe ato dy ditë pushimi që i ëndërrojmë gjatë gjithë javës i kalojmë në shtëpi duke u ankuar për gjërat negative që kemi kaluar gjatë ditëve të punës.
A ia vlenë kjo? Sigurisht që jo.
Ecja në natyrë është sport që po zhvillohet çdo vjet e më shumë në vendin tonë. Grupe të shumta entuzastësh të natyrës po bëjnë udhëtime të gjata nëpër shumë lokacione të Kosovës.
Mundësitë janë të shumta, provojeni të paktën një të dielë derisa kjo të kalojë në shprehi.
Dje unë u bëra pjesë e një udhëtimi të tillë.
Nëse ende nuk keni ide se si t’ia filloni, bëjeni duke vizituar bukuritë e Bjeshkës së Opojës, do të motivoheni mjaft që të vazhdoni me aktivitete edhe javën tjetër.
Unë këtë e bëra, përveç ndezjesë së muskujve, sot jam plot energji. Ajri i pastër, bukuritë që i shijova dje po vazhdojnë të qëndrojnë në mendjen time.
Ky është udhëtimi im përmes fotove.
Zgjimi në ora 5 dhe nisja drejt majës rreth orës 9, mëngjes.
Udhëtimi im në bjeshkët e Opojës
Nga secili kënd që ktheni kokën kodrat vetëm sa rriten. Po të vazhdoni, retë do t’iu ngjajnë në valët e detit.
Këtë liqe të bukur mund ta shihni nga Maja Skarpa – 2474m.
Ndjenjë e mrekullueshme, nuk shihet askund fundi.
Ngjitja u realizua. Ishim një grup i madh nën udhëheqjen e Ben Islamit.
Po vinte koha për zbritje. Ishe më problematike se ngjitja, por tashmë dielli po perëndonte dhe natyra ishte magjepsëse.
Në Prishtinë ishim në ora 22, pas kësaj eksperience të veçantë kthimi në civilizim dhe stresi i qytetit përballohet më lehtë.
Shkruan: Valëza Mjeku
© Opoja.net. Të gjithë të drejtat e mbrojtura.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.