Tyson Fury i është përgjigjur ashpër Anthony Joshuas, duke thënë se do të fitojë me nokaut në rundin e tretë në meçin e kërkuar nga vetë Joshua për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë.
Joshua i mbrojti titujt e vet IBF, WBA dhe WBO duke e rrëzuar në tapet tri herë Kubrat Pulevin dhe duke e nokautuar atë në rundin e nëntë të shtunën në Londër, transmeton Gazeta Express.
Joshua është tani një hap më afër lutës me kampionin e pamposhtur në WBC, Fury, për kampionin e padiskutueshëm të botës.
Fury e kritikoi Joshuan për intervistën pas meçit në rrjete sociale, duke thënë: “Ai u pyet nëse e dëshiron meçin dhe ai e shmangu pyetjen”.
Ai shtoi: “Dua meç kundër tij. Meçi im i radhës dua të jetë kundër tij. Do ta nokautoj atë brenda tri rundeve”.
Fury është i pamposhtur dhe e mban titullin e vetëm që i mungon Joshuas, prandaj lufta mes tyre do të ishte më e madhja në historinë e boksit.
Duke folur pas triumfit ndaj Pulev të shtunën, Joshua i dërgoi mesazh bashkëkombësit të vet se dëshiron luftë kundër tij.
“Kushdo që i ka brezat dua të luftoj kundër tij. Nëse ai është Tyson Fury, le të jetë Tyson Fury”, tha Joshua.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.