Trepça ’89 dhe futbollisti Daniel Tette kanë ndërprerë bashkëpunimin, shkruan Demokracia.com.
Klubi mitrovicas ka njoftuar në faqen zyrtare se shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Tette ishte pjesë e “Minatorëve” gjatë dy edicioneve të fundit, për çka 89-shi e ka falënderuar për kontributin e dhënë.
“Faleminderit Daniel Tette. Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme”.
“Tettes i urojmë shumë fat dhe suksese në karrier, gjithashtu e falenderojmë për angazhimin dhe disiplinën gjatë këtyre 2 sezoneve si pjesë e Minatorëve”, thuhet në njoftimin zyrtar./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.