Një burrë erdhi te Ebul Esvedi, i cili ishte i njohur për koprraci, dhe e gjeti atë pikërisht duke ngrënë ushqim.
Njeriu i dha selam, kurse ai vetëm u përgjigj dhe vazhdoi duke ngrënë fare pa i kushtuar vëmendje atij.
Njeriu i tha: “E kam takuar familjen tënde.”
EBUL ESVEDI u përgjigj: “Aha, do të thotë ti paske ardhur prej andej.”
Biseda e tyre e mëtejshme u zhvillua si më poshtë:
Njeriu: “Gruaja jote ishte shtatzënë.”
EBUL ESVEDI: “Po, ashtu kemi rënë dakord unë dhe ajo.”
Njeriu: “Ajo tashmë kishte lindur.”
EBUL ESVEDI: “Po, patjetër se do të lindte.”
Njeriu: “I kishte lindur dy djem.”
EBUL ESVEDI: “Po, e tillë ishte edhe nëna e saj.”
Njeriu: “Njëri prej tyre vdiq.”
EBUL ESVEDI: “Nuk ka mundur të dy t’i ushqej me gji.”
Njeriu: “Vdiq edhe tjetri.”
EBUL ESVEDI: “Nuk ka mundur të qëndrojë pas vdekjes së vëllait të tij.”
Njeriu: “Edhe nëna e tyre gjithashtu vdiq.”
EBUL ESVEDI: “Nga pikëllimi për fëmijët.”
Njeriu: “Sa i mirë qenka ai ushqimi që po ha.”
EBUL ESVEDI: “Prandaj unë po e ha vetëm, kurse ti nuk ke për ta provuar!”
Pershtati: Miftar Ajdini
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.