Tre mësime nga xhuzi i 20

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj
  • Ka përpjekje të mëdha që çdo aspekt i fesë të shpjegohet në mënyrë racionale.  Mirëpo ka gjëra që është e pamundshme të racionalizohen. Disa pjesë nga Kurani na e konfirmojnë këtë, ndërsa këto njëherit janë sprovë në çështjet e besimit, sidomos në kohën e sotme, në kohën e shkencës. Një nga këto ajete është: “…Ne do t’u nxjerrim një shtazë nga toka që do t’u flasë (ose do t’i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona.” (Neml, 82)
  • Musa a.s. e vrau njeriun në mënyrë të njëanshme për
    të ndihmuar një nga populli i tij. Ky shembull na tregon se njeriu nuk duhet të
    dal në ndihmën e dikujt në mënyrë të njëanshme, pa marrë parasysh e njeh apo është
    nga gjaku i tij. Sot në shoqërinë tonë kjo është shumë e prezente, ndihma e njëanshme
    ndaj atyre që i njohim apo i kemi të afërt, pa marrë parasysh a janë në të
    drejtë, të  pa aftë për punën që marrin
    përsipër  dhe të ngjashëm…
  • Njerëzit shpesh i admirojnë dhe u servilosen atyre
    që kanë pasuri të madhe, ndërsa harrojnë se pikërisht kjo duhet t’i përkujtoj
    se kush është Pronar i vërtetë i çdo lloj pasurie dhe se pasuria e vërtetë është
    në Botën tjetër. “Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet,
    e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: “ah, të kishim pasur edhe ne si
    i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!”E ata që ishin të zotët e
    diturisë thanë: “Të mjerët ju, shpërblimi i Allahut është shumë më i mirë për
    atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç
    durimtarëve!” Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe, veç Allahut
    nuk pati që ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet. E ata që dje
    lakmuan të ishin në vendim e tij, filluan të thonë: “A nuk shihni se Allahu me
    të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia
    mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të
    na sharronte në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë
    shpëtim!” (Kasas 79-82)

Preporod.com

Përktheu:
A. D. Islampress

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-