Ka përfunduar ndeshja në “Wembley” me fitoren e Anglisë, të cilët i hakmerren Kroacisë për humbjen që i shkaktuan në gjysmëfinalet e botërorit të fundit.
Vendimtar ishte Raheem Sterling, me golin e tij në minutën e 57-të.
Tre luanët ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, por nuk arritën të konkretizojnë më shumë se një rast.
Kroacia në anën tjetër nuk arriti të përfitojë nga kualiteti i lartë në mesfushë.
Ekipi i ri i Anglisë jep shpresë për një EURO historike për skuadrën e Southgate.
Emra si Mount, Phillips, Grealish, Foden e Bellingham, mund të jenë vendimtar në tentativën për të shkruar historinë.
I fundit, Jude Bellingham, shkruajti historinë, duke u bërë futbollisti më i ri që luan në një Evropian.
Ai zëvendësoi sulmuesin e Tottenham-it, Harry Kane, që nuk kishte shumë mundësi në këtë ndeshje.
Tre luanët udhëheqin grupin D, duke filluar Evropianin në mënyrë perfekte.
Ndeshja tjetër e grupit zhvillohet nesër mes Çekisë dhe Skocisë.
Anglia luan më 18 qershor përballë Skocisë, në të njëjtën ditë, edhe Kroacia zhvillon ndeshjen përballë Çekisë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.