5
|
të bardha vezësh
|
5 lugë
|
sheqer
|
1
|
sheqer vanillë
|
5 lugë
|
lajthi të bluara
|
1
|
qese pluhur paste
|
5-6 lugë
|
ujë të nxehtë
|
1/2 lugë
|
neskafe
|
5
|
të verdha vezësh
|
5 lugë
|
sheqer
|
80 gr
|
çokollatë qumështi
|
150 gr
|
margarinë
|
200 ml
|
ajkë e ëmbël
|
100 ml
|
ajkë e ëmbël
|
100 gr
|
çokollatë
|
Në një enë të thellë tundim të bardhat e vezëve me mikser derisa të formohet një shkumë e fortë. I shtojmë sheqerin vanilla.
Marrim një tepsi të vogël dhe e mbulojmë me letër për pjekje. Letrën e lyejmë me vaj. Në të derdhim masën e fituar dhe e funsim në furrë të ngrohur 180 gradë për 15-20 minuta.
Në një gotë derdhim neskafen dhe i shtojmë ujë të nxehtë.
E nxjerrim masën e pjekur nga furra dhe e spërkasim me neskafen e përzier me ujë. E lëmë të ftohet.
Në një enë metalike përziejmë qumështin me të verdhat e vezës. E mbushim një tenxhere me ujë dhe e vëmë mbi zjarr. Kur uji të vlojë e vendosim enën metalike mbi të, në mënyrë që masa të zihet në avull.
I shtojmë sheqerin dhe cokollatën e bardhë të coptuar dhe krejt në fund edhe margarinën e coptuar. E përziejmë ngadalë derisa të fillojë të trashet.
Në një enë ndarazi e tundim ajkën por jo aq sat ë trashet shumë. Këtë masë e përziejmë me masën e përgatitur paraprakisht dhe më pas e derdhim tek peta e pjekur.
Përgatisim glazurën me ajkë të ëmbël dhe cokollatë të shkrirë dhe e derdhim mbi ëmbëlsirë. E lëmë të ftohet dhe më pas e shërbejmë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.