Topthat e kripur që në fund shijojnë ndryshe nga njëri tjetri, mund të përdoren për shtrime tryezash në kopsht, apo darka të ngeshme në ballkon, të shoqëruara me pak verë.
Përbërësit:
▪ 300 gr gjizë
▪ 60 gr djath Parmigiano
▪ 120 gr arrë kokosi e grirë
▪ 80 gr bajame të grira
▪ Kripë, piper
▪ Arrëmyshk (arrë moskat)
▪ Bukë e thekur e grirë
▪ Disa degë kopër
Përgatitja:
Në një tas përziejmë Parmigianon, bajamet, kripën, piperin, arrën moskat dhe bukën e thekur të grirë, derisa të kemi një brumë që mund të punohet me dorë.
Nga brumi, marrim dhe krijojmë toptha sa një kokërr arre, më pas disa prej tyre i lyejmë me arrë kokosi të grirë dhe disa të tjerë me gjethe kopër të grira imët.
I ruajmë në frigorifer të mbuluara, deri në momentin që do t’i shërbejmë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.