Krahas futbollistëve pjesëmarrës në Kupën e Botës, persona me ndikim pati edhe në tribuna dhe njëra prej tyre është dhe modelja kroate Ivana Knoll.
Ajo nuk i rezistoi dot dëshirës për të kritikuar Kombëtaren e Argjentinës së Lionel Messit, ashtu siç bëri në një moment boksieri meksikan Canelo Alvarez.
Por në fund të ndeshjes ajo nuk ishte e buzëqeshur si në raste të tjera, pasi kombëtarja e vendit të saj u eliminua.
Në dalje të stadiumit “Lusail”, ku Kroacia humbi 3-0, modelja dhe influencuesja nuk e fshehu acarimin e saj dhe rrëfeu se ishte e pikëlluar për humbjen, pasi siguroi se Argjentina nuk është një ekip i mirë, përveç faktit se kroatët patën një ditë të keqe.
“Unë nuk mendoj se Argjentina është një ekip aq i mirë. Nuk patëm një ditë të mirë, por një ditë të keqe, kjo është e gjitha”, tha modelja në një video të publikuar nga TUDN.
Që nga fillimi i Kupës së Botës, modelja kroate tërhoqi vëmendjen e fansave për bukurinë e saj dhe u bë një personazh i famshëm. Ajo i kalon dy milionë ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram dhe është pagëzuar si “e dashura e Botërorit’.
Këtë fundjavë ajo do të ketë paraqitjet e fundit në Katar, por të gjithë fansat e saj do të vazhdojnë ta ndjekin përmes llogarisë së saj në Instagram.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.