Kryetari i Nisma Socialdemokrate në Dragash, Fatmir Halili, ka paralajmëruar zgjedhje të shpejta në Opojë nëse themelohet Komuna e Gorës.
Halili në një shënim në Facebook ka shkruar se nëse premtimi i Haradinajt dhënë goranëve realizohet Opoja shkon në zgjedhje.
Sipas të parit të Nisma Socialdemokrate në Dragash, edhe ashtu kemi nevojë për ndryshim të qeverisjes, prandaj le të ndahen goranët./OpojaSot.com
Më poshtë shënimi i tij i plotë
Fatmir Halili
Krijimi i komunës së GORËS nënkupton zgjedhje të shpejta për Dragashin (Sharrin)
Sot, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka premtuar krijimin e komunës së Gorës, siç u kishte premtuar edhe Hashim Thaçi më herët.
Realisht, nuk shoh asgjë të keqe nga krijimi i kësaj komune. Përderisa është bërë komunë Ranilluku, Parteshi, Kllokoti, Mamusha, etj, pse mos të kenë komunën e vet, edhe më shumë se dhjetë fshatrat e kësaj treve. Tek e fundit, është vazhdimësi e krijimit të komunave në vija etnike gjithandej Kosovës, që vet e kemi pranuar.
Por, krijimi i kësaj komune nënkupton zgjedhje të reja edhe për pjesën shqiptare të Opojës. Fitoren e PDK-së në zgjedhjet e fundit e vulosën goranët, ndërsa pjesa shqiptare e përkrahi ndryshimin. Edhe ashtu, kemi nevoj për ndryshimin e qeverisjes, andaj le të ndahën goranët dhe të organizohen zgjedhje të reja edhe për Opojën.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.