Kuvendi i të rinjve nga Komuna e Dragashit ka marrë iniciativën për pastrimin e aksit rrugor ‘Bellobrad-Buzes’.
Këta të rinj i kanë arrit që t’i mbledhin të gjitha mbeturinat e hedhura në atë zonë, njofton Klan Kosova.
Gjatë këtij aktiviteti atyre u është ofruar ndihmë edhe nga Policia e Kosovës, të cilët u kanë ofruar atyre siguri.
Organizatorët kanë premtuar se ky nuk do të jetë aktiviteti i tyre i fundit në këtë komunë.
Motoja e tyre është: Nëse doni ta shkatërroni një popull, shkatërrojani gjelbërimin.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.