Këto aksidente po ndodhin sidomos në afërsi të këtij lokaliteti, ku për një kohë të gjatë është punuar në hapjen e kanaleve për vendosjen e kabllove nëntokësore të energjisë elektrike nga trafoja e Zhurit deri në Dragash.
Pas punimeve , janë vendosur kabllotë si dhe është mbuluar i tërë kanali. Por, mbulimi i këtij kanali në gjatësi disa kilometërshe nuk është bërë si duhet, pasi automjetët e rënda po ‘ngulfaten” në këtë kanal duke rrezikuar dhe jetën e vozitësve por edhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
Vozitësit e automjeteve thonë se pjesëmarrësit në komunikacion i ekspozohen rrezikut përgjatë rrugës Zhur- Dragash, duke bërë përgjegjës për këtë gjendje drejtoratin e Inspektoratit të kësaj komune, i cili e ka vlerësuar si të përfunduar me sukses punën në mbulimin e këtij kanali.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.